KONKURS për logon dhe logotipin me tekst– „50 vjet Kinoteka “

 

 

 

 

 

 

I.N. Kinoteka e RMV-së, në nder të përvjetorit “50 vjet Kinoteka e Maqedonisë” që do të shënohet në vitin 2024 – ka në plan të përpunojë logon speciale të përvjetorit me logotip dhe tekst për përdorim gjatë tërë vitit 2024. Për këtë qëllim dhe më këtë shkas, Drejtorit i I.N. Kinoteka e RMV-së, shpall:

 

KONKURS

për logon dhe logotipin me tekst– „50 vjet Kinoteka “

 

  1. Elementet kryesore që duhet ti përmbajnë zgjidhjet e ofruara për zgjidhje ideore e grafike të logos „50 vjet Kinoteka“:
  • Zgjidhja e propozuar duhet të jetë vepër origjinale e autorit, d.m.th. të mos përmbajë elementë nga autorësi të tjera – përveç logos së bashkangjitur (tashmë ekzistuese dhe aktuale) të Kinotekës.
  • Logoja mund të zbatohet edhe në mënyrë të pavarur, por edhe si pjesë e një paraqitjeje grafike (layout).
  • Logoja mund të përmbajë, por nuk është patjetër që në vete të ketë logotipin që Kinoteka e përdor për prezantimet e saj aktuale.
  • “50 vjet Kionoteka” nuk është tekst detyrues. Nëse zgjidhja e ofruar përmban tekst, ai duhet të prodhohet në tre versione gjuhësore (maqedonisht, shqip dhe anglisht).
  • – Logoja duhet të përmbajë një paraqitje grafike (layout) për njoftimin e ngjarjeve individuale dhe korrespodencën administrative.
  • Logoja duhet të punohet në formatin vektorial, të jetë me ngjyrë (cmyk) dhe në versionin bardhë e zi.
  • Logoja duhet të ketë një zgjedhje të përcaktuar të kombinimit të ngjyrave;
  • Logoja duhet të ketë font “unikod” të përcaktuar ose grup të kombinimeve të fonteve “unikod” me mbështetje cirilike.
  • Zgjidhjet e ofruara duhet të mundësojnë një model të vazhdimësisë për të gjitha ngjarjet, shpalljet dhe korrespodencat administrative të Kinotekës gjatë tërë vitit 2024.
  • Zgjidhjet e propozuara duhet të prezantohen si shembuj të aplikuar në modelet “mokap” për posterat e ngjarjeve (orientim vertikal), “roll-baner” dhe “billbord” (orientim horizontal), Fejsbuk dhe fotografi Instagrami, video-ngjarje “lajvstrim” (tellop/vulë ujоre (filigran), zarf dhe memorandum e dizajn të produktit, në stilolapsa, gota, bluza, çanta dhe shalle.

 

  1. 2. Kushtet për pjesëmarrje në Konkurs:
  • – Të drejtën për pjesëmarrje në konkurs e kanë të gjithë artistët, dizajnerët e Maqedonisë, individët kreativë, në mënyrë të përbashkët apo individualisht.
  • – Çdo pjesëmarrës mund të parashtrojë një nga më së shumti tre zgjidhje ideore.
  • – Zgjidhjet do ti vlerësojë Komisioni i përbërë nga njerëz profesional dhe kompetentë, të emëruar nga Drejtori i I.N. Kinoteka e RMV-së;
  • – Autorit të zgjidhjes i takon kompensim autorial nga realizimi i regjistrimit dokumentar audio-vizual për transferimin ekskluziv të të drejtave materiale të së drejtës së autorit për shfaqje dhe shpërndarje; shpërblimi për veprën fituese është 30.000 denarë.
  • Të drejtat e autorit do të rregullohen në atë mënyrë që do të lidhet një marrëveshje për blerjen e së drejtës për shfrytëzim të përhershëm dhe të pakufizuar të veprës së autorit nga Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut për zgjidhjen e përzgjedhur konceptuale, pa asnjë detyrim ndaj autorit përveç shpërblimit të caktuar.
  • Pas përfundimit të Konkursit, autori i përzgjedhur i zgjidhjes konceptuale do të njoftohet me shkrim dhe do të jetë i detyruar brenda 3 (tre) ditëve pune pas marrjes së njoftimit të paraqesë një Deklaratë të vërtetuar nga Noteri për të garantuar origjinalitetin e zgjidhjes
  • Komisioni rezervon të drejtën të mos përzgjedhë asnjë zgjidhje nga aplikimet e paraqitura.
  • Zgjidhjet e paraqitura duhet të dorëzohen në një zarf të mbyllur, në tre kopje, me tregues: Zgjidhje për krijimin e një logoje speciale jubilare me një logotip me tekst dhe shifër deri në 5 karaktere.

Në zarf, përveç zgjidhjes, duhet të dorëzohet edhe një zarf i veçantë i mbyllur, shënuar me të njëjtën shifër i cili i përmban të dhënat për autorin (emri, mbiemri, adresa dhe telefoni për kontakt);

  • Zgjidhjet të dorëzohen në formatin A4 në njërën nga këto mënyra:

(a) përmes postës (në adresën: I.N. Kinoteka e RMV-së, rr. Nikolla Rusinksi nr.1, 1000 Shkup),

(b) direkt në Arkivin e Kinotekës (rr. Nikolla Rusinski nr. 1, Shkup).

  • Zgjidhjet duhet të dorëzohen në I.N. Kinoteka e RMV-së – më së voni deri në ora 15 të ditës së fundit të Konkursit.
  • Informata shtesë në tel. 02 / 3071814, 3065968.

  • – Konkursi vazhdon deri më 31.01.2024
  • – Rezultatet do të shpallen më së voni 15 ditë pas përfundimit të Konkursit
  • – Zgjidhjet të cilat nuk do të përzgjedhen do t’u kthehen autorëve.

 

 

 

 

 

     I.N. Kinoteka e RMV-së

                               Drejtori

 

                                                                                                                                ______________________