Orkestra krijuese evropiane në institutin FAME’S, e udhëhequr nga dirigjenti francez Olivie Dezhur, në Kinоtekë do të mbajë një koncert filmik me shfaqjen e filmit pa zë “Aventurat e Princ Ahmedit” më 9 shkurt në ora 19:00 në Shkup.
Projekti është pjesë e seminarit të tretë të institutit FAME’S i dedikuar për muzikantë të rinj nga vende të ndryshme evropiane dhe nga Maqedonia, në kuadër të të cilit ata patën mundësinë të trajnohen dhe praktikojnë dhe përmirësojnë njohuritë e tyre në fushën e lojës orkestrale dhe muzikës, të njoftohen me stile të ndryshme në fushën e muzikës simfonike, si dhe në industrinë e filmit dhe medias.

“Aventurat e Princ Ahmedit” konsiderohet filmi i parë i animuar në historinë e artit të filmit dhe një performancë koncertesh live e muzikës origjinale nga vet ai. Filmi bazohet në histori nga Netët Arabe dhe ndjek udhëtimin e Princit Ahmed.
Si pjesë e projektit, vitin e kaluar u mbajtën disa seminare, ku u punua për muzikën klasike, filmike dhe hibride, Carte Blanche si dhe masterklasë incizim në studio. Në kuadër të tyre janë mbajtur disa koncerte në Shkup, koncerti në filharmoni me regji të Maestro Benjamin Sfarc, pastaj koncerti në bashkëpunim me ECSA (Shoqata evropiane e kompozitorëve) që u mbajt në Split, në manifestimin e veçantë të ndarjes së çmimeve Kamil, si dhe koncerti i muzikës së filmit në Split, i drejtuar nga maestro Timothy Redmond.
Orkestra e Institutit FAME’S në partneritet me Festivalin e Xhazit të Shkupit, performuan në hapjen e edicionit të vitit të kaluar, së bashku me yllin e muzikës Rob Mazurek dhe orkestrën e tij “Shpërthimi i Yjeve”. Mazurek ishte gjithashtu pjesë e seminarit të dytë me masterklasë Carte Blanche.
Aktiviteti i radhës është seminari për muzikën hibride me dyshen e njohur, dirigjentin Etienne Abelin dhe DJ dhe producentin e njohur Gabriel Prokofiev, në kuadër të të cilit do të mbahet një koncert në Beograd më 18 shkurt në sallën e koncerteve “Kolarac”.
Projekti u bashkëthemelua nga Creative Europe me mbështetjen e Komisionit Evropian, si pjesë e projektit Entitetet Kulturore Pan-Europiane 2021-2027.
