DITA E PAVARËSISË NË KINOTEKË

TOKA MJALTIT  dhe SHËRUES.

I pari është dokumentar, i dyti është film artistik. Disa fije lidhin të dy këto realizime. Mes tyre janë edhe vetë titujt. Mjalti, në fakt, është një lloj ushqimi shërues. Por këtë ta lëmë mënjanë. Lidhjet më të rëndësishme midis dy filmave janë: pranimi nga publiku, pritja pothuajse universale pozitive nga kritika, e konfirmuar nga çmime të shumta.Dokumentari TOKA E MJALIT, i filmuar prej tre vitesh, në festivalin SUNDENS mori tre çmime nën kujdesin e aktorit dhe regjisorit të famshëm Robert Redford,. Ai u njoh dhe u promovua edhe në festivale të tjera, si dhe u nominua në dy kategori për çmimin prestigjioz Oscar. Ajo që bie në sy në film, përveç krijimtarisë në çdo kuptim, është prova e habitshme se Njeriu është vetëm një pjesë e Natyrës dhe jo mbi të. Kurse filmi SHËRUES ka një gjenezë më të gjatë krijimi. Autori kaloi gati një dekadë duke menduar nëse filmi duhet të jetë një komedi e zezë, një dramë, një histori sociale. Në fund të fundit, filmi SHËRUES është e gjitha kjo, një kinematografi e montuar me përpikëri, me aktrim mbresëlënës me një sfond muzikor delikate. Në shfaqjet e festivaleve në vende të ndryshme të botës, publiku duartrokiti dhe kritika e vlerësoi këtë film.

Më 8 shtator në Kinotekë, në ditën e pavarësisë, do të shfaqen pikërisht këto dy arritje të rëndësishme kinematografike, me regji të Tamara Kotevska dhe Ljubo Stefanov, përkatësisht të Gjorçe Stavreskit. Në një ditë historike për vendin tonë, Kinoteka vendosi të shfaqë dy filmat që shënuan produksionin e fundit të kinematografisë maqedonase.

SHËRUES

(Secret Ingredient)

 

Film artistik, Maqedoni

 

2017, 104 min., kolor, DCP

 

Orari: 20:00h.

 

Regjia: Gjorçe Stavreski

 

Skenari: Gjorçe Stavreski

 

Rolet: Blagoj Veselinov, Anastas Tanovski, Aksel Mehmet

 

 

Kategoria e moshës: 12 vjeç

Bileta: FALAS

TOKA E MJALTIT

(Honeyland)

 

Film dokumentar, Maqedoni

 

2019, 90 min., kolor, DCP

 

Orari: 18:00h.

 

Regjia: Tamara Kotevska, Ljubomir Stefanov

 

Rolet: Hatidze Muratova, Nazife Muratova, Hussein Sam

 

Kategoria e moshës: 12 vjeç

Bileta: FALAS