DY PROMOVIME NË KINOTEKË: BLU-RAY “PESË FILMA ETNOLOGJIKË MAQEDONAS” DHE LIBRI “FILMI DOKUMENTAR DHE IDENTITETI” NGA SUNÇICA VESELINOVSKA

Të mërkurën, më 6 dhjetor, në ora 12:00, Kinoteka e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të promovojë edicionet më të fundit të Kinotekës – librin “Filmi dokumentar dhe identiteti” dhe Blu-ray “Pesë filma etnologjikë maqedonas”.

Promovues të edicionit “Filmi dokumentar dhe identiteti” nga Mr. Sunçica Simonovska Veselinovska, filmologe e lartë në Kinotekë, do të jenë prof. Dr. Dragica Popovska nga Instituti i historisë kombëtare dhe prof. Dr. Atanas Çuposki, konsulent filmolog në Kinotekë.

Recensentë të këtij botimi të shtypur të tezës së magjistraturës me të njëjtin emër të Veselinovskës janë prof. Dr. Antoanela Petkovska dhe prof. Dr. Todor Çepreganov, i cili për rëndësinë e filmit dokumentar do të shkruajë: “Xhirimi i dokumentarëve, të cilët më së shumti kanë për qëllim përpunimin e fakteve historike nga e kaluara, të vërtetuara nga hulumtimet aktuale shkencore, ndikojnë drejtpërdrejt në kujtesën kolektive – si faktor kyç në formësimin e veçorive kombëtare të popullit maqedonas. Filmi në përgjithësi, dhe filmi dokumentar në veçanti, ka fuqinë të na kthejë vazhdimisht në të kaluarën, prandaj lind nevoja për të ruajtur të gjitha elementet që zënë një vend të rëndësishëm në identitetin e një populli – ku filmi shfaqet në rolin e njërit prej rojeve dhe monumenteve të identitetit të atij populli”.

Edhe për botimin e dytë të Kinotekës që do të promovohet më 6 dhjetor – publikimi Blu-rayt me titull “Pesë filma entologjikë maqedonas” mund të thuhet se është po aq i rëndësishëm për identitetin si pjesë e kujtesës sonë kolektive, por mbi të gjitha si trashëgimi e jona kulturore audiovizuale.

Siç tregon edhe titulli, bëhet fjalë për pesë filma dokumentarë me temë etnologjike, të xhiruar në vitet 50-60ta të shekullit të kaluar, produksion i Muzeut Etnologjik – Shkup dhe shtëpisë së produksionit “Vardar Film”. Në këtë Blu-ray janë filmat dokumentarë – ZAKONET E PASHKËVE (1954, regjisor: Aco Petrovski), DASMA E GALIÇNIKUT (1955, regjisor: Aco Petrovski), DERVISHËT (1955, regjisor: Aco Petrovski), DASMA E MARIOVËS (1966, regjisor: Vera Klitçkova) dhe filmi ZAKONET E RUSALINJËVE TË GJEVGJELISË (1957, regjisor: Blagoja Drnkov) – u restauruan në formën dixhitale vitin e kaluar me fondet nga projekti ndërkombëtar “Sezoni i klasikëve të filmit” nga Shoqata e Kinotekave Evropieane (ACE – Association des Cinémathèques Européennes), i cili gjithashtu mbështetet financiarisht nga programi MEDIA i Komisionit Evropian. Restaurimi dixhital i pesë filmave etnologjik u krye nga Prof. Vladimir Pavlovski, ndërsa promotor I edicionit blu-ray do të jetë etnologia Mr.Elizabeta Konesca, tutore e lartë në Muzeun e Maqedonisë.