
Filmi MEMENTO i regjisorit Dimitrie Osmanli është një nga nëntë filmat e vendeve partnere të “Film New Europe”, i cili do të jetë pjesë e edicionit të 4-të të projektit “Sezoni i Filmave Klasikë”, organizuar nga ACE (Shoqata e Kinotekva Evropiane).
Nga qershori deri në dhjetor të vitit 2023, me shfaqje nëpër kinema të ndryshme evropiane, këta filma do të shfaqen edhe falas “online”, në kuadër të këtij projekti që synon promovimin e trashëgimisë së përbashkët kulturore përmes të ashtuquajturit filma “heritage” (trashëgimi filmike), me theks të veçantë në tërheqjen e të rinjve në audiencë.
Këtë vit Kinoteka në programën e “Sezonit të filmave klasikë” do të shfaqë filmin MEMENTO të regjisorit Dimitrie Osmanli, i xhiruar në vitin 1967, i cili tregon historinë e Janës, e cila përmes bisedave dhe kujtimeve me dirigjentin gjerman Willy Müller kujton të kaluarën e saj dhe tragjedinë familjare që ajo përjetoi në tërmetin katastrofik në Shkup.
Me këtë shfaqje të MEMENTO-s, në kuadër të filmave klasikë të filmit evropian, Kinoteka do të shënojë 60 vjetorin e tërmetit shkatërrues që goditi Shkupin në vitin 1963. Pjesa më e madhe e qytetit u shndërrua në gërmadha, rreth 2000 njerëz vdiqën dhe disa qindra mijëra humbën shtëpitë e tyre.
Komuniteti ndërkombëtar, ose më saktë 87 vende, bashkuan forcat për të ndihmuar qytetarët e Shkupit dhe, për herë të parë që nga fillimi i të ashtuquajturës “Lufta e Ftohtë”, forcat ushtarake amerikane dhe ato sovjetike punuan krah për krah për të mirën e civilëve: ndërtimi i shtëpive, shkollave, spitaleve… Kështu, sot Shkupi me krenari mban titullin “Qyteti i Solidaritetit”.
Në programën e “Sezonit të filmave klasikë” këtë vit përfshihen më shumë se 20 institucione që kujdesen për trashëgiminë e filmit evropian, duke përfshirë Kinotekën jugosllave – Arkivin e filmit jugosllav nga Beogradi, Institutin Kombëtar të Filmit Hungarez – Arkivin e filmit nga Budapesti, Kinotekën fllovene nga Lubjana, Arkivi i filmit çek nga Praga, Kinoteka e Maqedonisë nga Shkupi, Arkivi Kombëtar bullgar i filmit nga Sofja, Kinoteka e Arkivit Kombëtar të Estonisë nga Talini dhe Arkivi Shtetëror i Kroacisë – Kinoteka kroate nga Zagrebi.
Gjatë festivalit të filmit në Kanë, më 19 maj 2023, Shoqata e Kinotekave Evropiane (ACE) njoftoi se Instituti Kombëtar i Filmit i Hungarisë – për filmin PAS VDEKJES së Alfred Dési – është fituesi i grantit të përbashkët të restaurimit, buxhetit i të cilit është 40.000 euro. Filmi do të restaurohet së bashku me Arkivin Kombëtar të Filmit të Belgjikës dhe Kinotekën franceze.
Juria që vendosi për dhënien e granteve ishte e përbërë nga regjisorët Radu Zhude nga Rumania dhe Saodat Ismailova nga Uzbekistani, drejtori i përgjithshëm i “ARTE France” – Olivier Perre dhe edukatorja e filmit – Cecilia Barionuevo.

