“Në kinema me gjyshen dhe gjyshin” është pjesë e fushatës “T’i dëgjojmë dhe t’i përqafojmë” të Halkbank AD Skopje.
Fushata ka të bëjë me mbështetjen e të moshuarve, por edhe rivendosjen e marrëdhënieve midis brezave, respektin për të moshuarit dhe krijimin e momenteve që do të mbahen mend përgjithmonë. Ideja është që të rinjtë të sjellin prindërit, gjyshërit, të afërmit e tyre më të mëdhenj në këto shfaqje dhe të kalojnë momente të paharrueshme me ta. Dhe a ka kënaqësi më të madhe të lundrimit në kohë se sa filmi?!
Kinoteka i bashkohet nismës duke shfaqur tituj që janë në frymën e familjes, të bashkimit, pra të gjithë fushatës “T’i dëgjojmë dhe t’i përqafojmë”.
Serialin e nisim me filmin e njohur “Mirno leto” (VERË E QETË) të Dimitrie Osmanlit, një komedi e përjetshme që ngjall gjithmonë ndjenja të mrekullueshme tek publiku.

Në bashkëpunim me disa shtëpi të kulturës janë planifikuar projeksione të ngjashme edhe në qytete të tjera të vendit. Ne kemi përzgjedhur filma që besojmë fort se janë pjesë e rinisë, dashurisë dhe kujtimeve tuaja më të mira.
“T’i dëgjojmë dhe t’i përqafojmë” është një shkëputje e shkurtër nga përditshmëria e shpejtë, nga jeta moderne kur harrojmë të shikojmë edhe ata që na kanë rritur, nga të cilët kemi mësuar gjërat më të rëndësishme, ata që na kanë krijuar. Le t’u tregojmë atyre se jemi aty për ta duke bërë së bashku gjëra të thjeshta e të bukura si për shembull të shikoni një film të mirë.
Hyrja në shfaqjen e filmit “Verë e qetë” është falas”.
