In memoriam – Meto Jovanovski (1946-2023)

Kinoteka e Maqedonisë së Veriut me keqardhje të thellë shpreh ngushëllime të sinqerta familjes për humbjen e  shum të respektuarit Meto Jovanovski, doajenit dhe njërit prej aktorëve më të njohur në historinë e teatrit dhe kinematografisë së Maqedonisë.

Meto Jovanovski i lindur në fshatin Panaçarevë të Pehçevës në vitin 1946. Që si gjimnazist luajti në skenën e teatrit kombëtar në Shtip. Pas mbarimit të arsimit të mesëm, diplomoi për aktrim në Institutin e lartë të arteve në Sofje, në vitin 1971, si brezi i fundit në klasën e studiuesit të teatrit, legjendës bullgare, profesor Bojan Danovski. Në të njëjtin vit, ai u punësua në teatrin për dramë, në Shkup dhe për një kohë të shkurtër u bë një nga artistët kryesorë të dramës në Maqedoni.

Për sa i përket kinematografisë maqedonase, Meto Jovanovski luan role jashtëzakonisht të rëndësishme, kryesore dhe dytësore, në më shumë se njëqind filma dhe seriale artistike dhe televizive maqedonase dhe ballkanike, ndër të cilët më domethënës janë rolet në: “Pjesa maqedonase e ferrit”, “Babai (Të mallkuar jemi, Irina)”, “Rruga më e gjatë”, “A nuk të thashë”, “Gjykimi”, “Pejo dinak”, “Koha, uji”, “Brigada e Plumbit”, ” Kali i Kuq”, “Gëzuar Vitin e Ri ’49”, “Hi-Fi”, “Trieste via Shkup”, “Tatuazh”, “Saga maqedonase”, “Para shiut”, “Engjëjt e mbeturinave”, “Pluhur”, “Zona Zamfirova”, “Uji i madh”, “Libri sekret”, “Misioni Londër”, “Pjesa e tretë”, “Deri te Balchak”, “Fëmijët e Diellit”, “Pesa e Artë”, “Çlirimi i Shkupit” , “Tallja me Krishtin”, “Uji i pastër” dhe shumë të tjera.

Për aktrimin e tij të jashtëzakonshëm pesë herë është shpallur “Aktori i vitit” sipas revistës “Ekran”, shtatë herë është shpërblyer për aktrimet në teatër “Vojdan Çernodrinski” në Prilep, ku në vitin 2015 është kurorëzuar me çmimin për arritje jetësore, katër herë laureat i çmimit “Milton Manaki”, fitues i çmimit të qytetit të Shkupit “13 Nëntori”, çmimit republikan “11 tetori”, çmimi shtetëror i Republikës së Maqedonisë “Shën Kliment Ohridski, “Kurora e Artë” në festivalin e skenave të vogla dhe eksperimentale në Sarajevë (MESS), çmimin “Maska e Artë” nga gazeta “Veçer”, dy çmime “Grand-Prix” për rolet në filmat ” Gëzuar Vitin e Ri ’49”, ” dhe “Tatuazhi” dhe për rolin më të mirë episodik mashkullor në filmin “Kali i kuq” në festivalin e filmit në Nish, “Distinktivi i Artë” në festivalin e filmit në Vrnjaçka Banja, “Flap i Artë” në Beograd, për kontributin në artin e filmit, çmimin për rolin më të mirë mashkullor në festivalin ndërkombëtar të skenave eksperimentale në Rijekë, si dhe në festivalin ndërkombëtar të teatrit “Ditët e Maruliçit” në Split, çmim në  festivalin e teatrit “Risto Shishkov”, çmimi “Petre Prliçko”, çmimi “Shën Joakim Osogovski, çmimi “Homazh”, çmim i festivalit të filmit “Kinenova” për kontribut të veçantë në artin e filmit, çmimi “Ombrella e Artë” për arritje jetësore në “Balkan Panorama Film Festival” në Izmir, çmimi i festivalit “Joakim Fest”. dhe shumë çmime tjera.

Meto Jovanovski ishte edhe regjisor i disa shfaqjeve teatrore në disa teatro në Maqedoni dhe profesor i aktrimit në fakultetin e arteve teatrore në Universitetin Ndërkombëtar “Europa Prima” në Shkup, ku në vitin 2015 u shpall “Doctor Honoris Causa”.

 

Meto Jovanovski ishte anëtar i bordit drejtues të Kinotekës dhe me këtë kontribuoi në avancimin e aktiviteteve tona.

 

Meto Jovanovski vdiq në moshën 77-vjeçare, më 16 nëntor 2023, në Shkup.

 

Me largimin e tij, Kinoteka e Maqedonisë së Veriut humbi një mik të sinqertë dhe një punëtor të palodhur, ndërkaq Maqedonia humbi një aktor të madh, i cili la gjurmë të qëndrueshme për kulturën e Maqedonisë.