“KINEMA PËR TË RINJ” ME SHFAQJE FALAS NË DATAT 28 DHE 29 NËNTOR NË KINOTEKË

Më 28 dhe 29 nëntor (e hënë dhe e martë), dy filma të prodhimit të fundit evropian, me fillim nga ora 12:00, do të shfaqen falas në Kinotekën e Maqedonisë në kuadër të projektit “Kinema për të rinj”. Projekti “Kinema për të rinj” organizohet nga kompania distributore “Uzengija”, dhe realizohet me mbështetjen e Qytetit të Shkupit.

Programi fillon më datë 28 (e hënë) në orën 12:00 me shfaqjen e dramës zvicerane ATLAS me regji të (Niccolò Castelli), drama psikologjike ATLAS e vitit 2021, me kohëzgjatje 90 minuta, prodhuar në Zvicër, Belgjikë dhe Itali.

Historia e ATLAS flet për Allegrën, një grua të re plot jetë dhe me pasion ngjitjen e maleve të larta. Ajo vendos të udhëtojë në Marok për t’u ngjitur në majën e maleve të Atlasit, por udhëtimi i saj përfundon papritur kur një bombë shpërthen në një kafene dhe tre miqtë e saj vdesin. Në pamundësi për të kapërcyer traumën, disa muaj më vonë, ajo kthehet në qytetin e saj. Atje e takon Aradin, një refugjate të re muslimane, e cila do ta ndihmojë të përballet me realitetin, frikën e saj dhe të shërojë plagët e thella të brendshme…

Rolet interpretohen nga Matilda De Anxhelis, Helmi Dridi, Anxhelo Bizon (Matilda De Angelis, Helmi Dridi, Angelo Bison).

Më datë 29 nëntor (e martë) në orën 12 do të shfaqet filmi triler italo-belg THE SHIFT, (NDËRRIMI) vepër debutuese e autorit italian Alesandro Tonda. Filmi flet për një sulm terrorist nga islamistët në një shkollë të Brukselit.

NDËRRIMI

Film artistik, Itali / Belgjikë

2021, 83 min., me ngjyrë, DCP

Regjisor: Alesandro Tonda

Skenari: Davide Orsini, Alessandro Tonda

Luajnë: Klotilde Hesme, Adamo Dionisi, Adam Amara, Jan Hameneker, Stiv Drizen, Xhemel Barek, Miriem Akediu (Clotilde Hesme, Adamo Dionisi, Adam Amara, Jan Hammenecker, Steve Driesen, Djemel Barek, Myriem Akheddiou)

Një film aksion dinamik, historia e të cilit tregon për një sulm terrorist nga islamistët në një shkollë të Brukselit. Një autobus plot me adoleshentë që flasin për vajza, festa dhe provime, arrijnë në hyrje të shkollës së tyre. Në hyrje të sallës, ku takojnë miqtë e tyre, bëjnë shaka dhe qeshin së bashku. Por dikush nuk e ndan shprehjen e tyre të shkujdesur.

Menjëherë pas kësaj, ndodh një shpërthim. Duke iu referuar tre sulmeve terroriste në kryeqytetin belg që ndodhën më 22 mars 2016, filmi fokusohet në ngjarjet menjëherë pas shpërthimit dhe tre personazhet – dy mjekë ndihmës dhe një djalë 16-vjeçar i plagosur. Dy mjekët e ndihmës mjekësore nuk janë në dijeni që djali ka një rrip me eksploziv, se ai është kamikazi i radhës, ndaj e fusin në ambulancë dhe nisen për në spital. Kur e marrin vesh, tashmë është vonë: i riu mysliman tashmë ka marrë vetëdijen, megjithëse i frikësuar dhe i dobët fizikisht, synon ta kryejë misionin e tij deri në fund, thjesht duke shtypur butonin e brezit. Për tre personat në veturën e ambulancës, nis një lëvizje e pandalshme nga një postbllok në tjetrin, në gjendje alarmi. Dy ndihmësit e marrë peng detyrohen të veprojnë sikur gjithçka është në rregull dhe t’i japin ndihmën e parë djalit, ndërsa skuadra kundër terrorizmit shpërndan fuqinë e saj të plotë për të gjuajtur kamikazët e mundshëm.

Debutimi artistik i Alesandro Tonda mori pjesë në përzgjedhjen zyrtare të Festivalit të 15-të të Filmit në Romë 2020