
Të mbështetur nga Bashkimi Evropian, në kuadër të programit Erasmus+, për projektin
MobiReel, të gjithë partnerët e projektit kanë zhvilluar trajnime të strukturuara, të cilat do të
jenë të disponueshme për të gjithë përgjatë zhvillimit të projektit . Me qëllim të prezantimit të
modulit: “Përgatitja për digjitalizim, qasje dhe teknologji të lira, përgatitja e materialit,
nevoja për pastrim apo restaurim”, Kinoteka e Maqedonisë në bashkëpunim me regjisorin
Ilija Pavlov dhe inçizuesin e zërit Filip Lafazanovski, xhiruan një video të shkurtër edukative
në të cilën shpjegohet procedura e pastrimit dhe përgatitjes së video materialeve. Videoja si
dhe trajnimi janë aktualisht në fazën e zhvillimit dhe së shpejti do të jenë në dispozicion të
publikut në platformën MobiReel.







