Më 23 korrik, në Sofje, R. Bullgari u mbajt një konferencë ndërkombëtare mbi projektin “Dixhitalizimi i lirë i formateve filmike – MobiReel”. Konferenca ndërkombëtare “Dixhitalizimi me kosto të ulët të filmave të vjetra” prezantoi iniciativat më moderne në fushën e dixhitalizimit me kosto të ulët të filmave të vjetra, vlerën në të ashtuquajturat formate të filmit shtëpiak si 8mm, super 8mm, VHS, etj. .
Në kuadër të Kinotekës së Maqedonisë, e cila është një nga pesë partnerët në këtë projekt, në konferencë morën pjesë: filmologia Miranda Alla Reçi me një prezantim me temën: “Rëndësia e katalogimit të filmit” dhe filmologia e lartë Damjana Patçeva me një prezantim me temë: “Tranzicioni i filmit përgjatë historisë”.
Në këtë konferencë morën pjesë dhe folën me prezantimet e tyre ekspertë dhe profesionistë nga arkivat e filmit, organizatat dhe qendrat që merren me mbrojtjen e trashëgimisë filmike. Folës në konferencë ishin dhe Heidi Fial nga Arkivi i Filmit në Austri (Filmarchiv Austria), Razvan Ungureanu nga Arkivi Kombëtar i Filmit të Rumanisë (Arhiva Nationala de Filme), Paul Marie nga Kinoteka Gjermane (Stiftung Deutsche Kinemathek), Merlin Weier nga Arkivi i Internetit ( Internet Archive), Leonardo Chiarglione nga MPAI, Itali (Moving Picture, Audio and Data Coding by Artificial Intelligence (MPAI)) dhe të tjerë.
Në konferencë u prezantuan edhe rezultatet e projektit MobiReel dhe burimet e zhvilluara. Të gjitha rezultatet e projektit mund të shihen në platformën www.mobireel.eu, ku ofrohet edhe trajnimi evropian i dixhitalizimit të certifikuar, ndërsa edhe në kanalin Youtube mund të shihni videot e regjistruara për të prezantuar rezultatet e projektit.
