MIRËNJOHJA “OBJEKTIVI I ARTË” QË NDANË KINOTEKA PËR VITIN 2025, SHKON NË DUART E DOAJENIT PETAR BOGOEVSKIT

Fundi i mujit prill në Kinotekë çdo vit është i rezervuar për ndarjen e mirënjohjes “Objektivi i Artë”. Ky çmim jepet nga Kinoteka për autorët e filmit dhe punëtorët e kulturës që, përmes angazhimit të tyre profesional, kanë kontribuar në krijimin, zhvillimin, promovimin dhe popullarizimin e kinematografisë së Maqedonisë.

Me vendim të Këshillit Drejtues të institucionit, këtë vit “Objektivi i Artë” do t’i jepet Petar Bogoevskit, mjeshtër i ndriçimit, i cili me angazhimin e tij shumëvjeçar, duke punuar me kolegët e tij drejtorë të fotografisë dhe kameramanë, ka kontribuar në vizualizimin e ideve regjisoriale. Petar Bogoevski (1952) Ai iu përkushtua profesionalisht filmit në vitet 1970, fillimisht si mjeshtër i ndriçimit në televizionin e Maqedonisë, për t’iu bashkuar në vitin 1976 ekipës së “Vardar Film”, ku kaloi të gjithë karrierën e tij, i angazhuar në projekte të të gjitha llojeve dhe zhanreve filmike. Ai ka punuar pothuajse në të gjitha filmat artistikë të xhiruar nga viti 1980 deri në vitin 2010, me Cenevskin, Gapon, Stole Popovin, Mançevskin, Crvenkovskin, Osmanlin, Mitrevskin, Mitriçeskin, Bllazhevskin, Risteskin dhe të tjerë (nga “Brigada e Plumbit” dhe “Koha, Ujërat” (1980) deri te “Balkankan” dhe “Iluzioni” (2004), “Kontakt” (2005) dhe “Libri i fshehtë” (2006)), si dhe në një numër të madh filmash dokumentarë dhe artistikë me metrazh të shkurtër.

Deri më tani, fitues të këtij çmimi kanë qenë regjisorët Stole Popov, Branko Gapo, Trajçe Popov, Kiril Cenevski, Kole Angelovski, Meto Petrovski dhe Kole Manev, mjeshtri i tonit Gligor Pakovski, animatorët Darko Markoviq dhe Tonkica Mitrevska, drejtorët e fotografisë Dragan Salkovski, Ljube Petkovski dhe Blagoja Drnkov, punëtor i filmit Kosta Krpaç, producenti Panta Mizhimakov, kritikët e filmit Ilindenka Petrusheva dhe Blagoja Kunoski-Dore, montazhistët Dimitar Grbevski, Olga Lukova-Donçiq dhe Spase Taseski, kostumografët Elena Donçeva dhe Zorka Todorova-Mladenoviq, si dhe kompozitori Ljupço Konstantinov.

“Objektivi i Artë” tradicionalisht ndahet më 29 prill, pasi në këtë datë, në vitin 1974, u shpall në “Gazetën Zyrtare” Ligji për themelimin e Kinotekës, si një institucion me rëndësi të përgjithshme për Republikën, me detyrën për të mbledhur, përpunuar, ruajtur, mbrojtur dhe prezantuar filma dhe materiale filmike me vlerë të veçantë artistike, kulturore, shkencore, historike dhe shoqërore.

Prandaj, ceremonia e ndarjes së “Objektivit të Artë” për doajenin Petar Bogojevski do të mbahet të martën, më 29 prill, në orën 12:00, në sallën e kinemasë të Kinotekës së RMV-së.

Me respekt,

Kinoteka e Maqedonisë së Veriut

This site is registered on wpml.org as a development site. Switch to a production site key to remove this banner.