MUAJI DHJETOR NË KINOTEKË
Muaji i fundit i këtij viti kalendarik, dhjetori, në Kinotekë do të shfaqen krijimet e paharrueshëm të filmit. Në të vërtetë, ky është thelbi, esenca e punës së këtij institucioni. Gjithmonë kur është e mundur, para spektatorëve do të shfaqen arritjet e pashmangshme. Ato që nxitin inteligjencën në nivele të larta, të shtyjnë për të menduar, formuar një qëndrim, analizuar. Mund të jetë përsëri, dhe sigurisht jo hera e fundit, një privilegj të ndjekësh skriptat e filmave të nënshkruara nga titanët e artit të shtatë.
Fillimi i muajit do ti kushtohet aktorit tashmë të ndjerë, Meto Jovanovski. Do të shfaqet filmi “ENGJËJT E MBETURINAVE”, filmi i fundit i plotë i Dimitrie Osmanlit, në të cilin Meto Jovanovski, si gjithmonë, me virtuozitet, si në teatër ashtu edhe në film, luan rolin kryesor.
Pastaj, do të ketë disa projeksione të filmit të njohur “SHTËPIAK FILLESTARË”, me regji dhe skenar të Goran Stolevskit. Përralla e tij filmike flet për vlerat universale të familjes si një entitet social.
Regjisori polak Jerzhi Skolimovski ka një karrierë që zgjat mbi 60 vjet, filmat e tij që nga vitet e 60-ta të shekullit të kaluar shihen si paralajmërim i tendencave estetike të reja në kinematografinë polake. Pikërisht për këtë do të binden dashamirët e filmit duke parë filmat e tij në gjysmën e parë të muajit. Ajo që është për tu theksuar është shfaqja e ndoshta filmit më të njohur të Skolimoskisë, “DUART LART”, për barrën e të kaluarës staliniste të Polonisë, i censuruar për t’u shfaqur për 18 vjet të tëra. Do të përmendim gjithashtu filmin e tij të fundit, “IO”, një nga filmat më origjinalë dhe më inovativë vizualisht me të cilin Skolimovski tregon se ka ende për të dhënë nga vetja e tij.
“ROJTARËT E FORMULËS”, vepra e njohur e Dragan Bjelogrliqit, paraqet ngjarjet reale nga fundi i viteve të 50-ta në institutin “Vinça” në Serbi. Shikuesit do të kenë mundësinë të zgjedhin cilën prej dy projeksioneve në mes të muajit do ta ndjekin. Në të njëjtën periudhë kohore do të promovohet filmi i ri kroat “SHOQËRUES”, me skenar dhe regji nga Lukas Nola. Është fjala për një film interesant në këtë zhanër, në të cilin përfshihen një eskort dame, një njeri familjar-biznesmen i suksesshëm dhe stafi i hotelit ku zhvillohet ngjarja e filmit.
Ngjarjet e tronditura ushtarake në Ukrainë, pikërisht në kufirin me Rusinë, janë kapur në “KLONDAJK”, filmi i guximshëm i skenaristes dhe regjisores Marina Er Gorbaç. Ky bashkëprodhim ukraino-turk është pjesë e programit të Kinotekës më 18 dhjetor. Projeksioni zhvillohet në bashkëpunim me festivalin e filmit “Kinenova”.
Vetë finalja e muajit, pra e vitit, është e rezervuar për të mëdhenjtë, emrat e autorëve të mëdhenj si: Skorseze, Piter Uir, Fellini, Ingmar Bergman. Çfarë mund të thuhet për realizimet e tyre të kultit, dhe çfarë nuk është thënë më parë. Skorseze do të prezantohet me filmin e tij VRASËSIT E HËNËS SË LULEVE, një uestern epik, tre orë e gjysmë, realizim i këtij viti. Filmi është ekranizim i romanit të David Gunnit, i vitit 2017 dhe sërish aty luajnë Robert De Niro dhe Leonardo DiKaprio. E njëjta gjë mund të thuhet për regjisorin e njohur australian Piter Uir dhe filmin e tij VITI I JETESËS SË REZIKSHME, një film që hapi derën e kinemasë botërore për skenën e filmit australian. Megjithatë, në skenën botërore të filmit, prej dekadash, regjisorët e mëdhenj Federiko Fellini dhe Ingmar Bergman kanë qenë të padiskutueshëm. Nga krijimtaria e magjistarit të filmit italian, është përzgjedhur filmi TETË E GJYSMË, një kryevepër ndër të parat në alfabetin e filmit botëror. Gjithashtu filmi FANI DHE ALEKSANDRI nga suedezi i famshëm Ingmar Bergman ka vendin e vet. Kinoteka në mënyrë briliante do ta mbyllë vitin me një përzgjedhje autorësh dhe filmash legjendarë, të cilët dashamirët e kinemasë do të kenë kënaqësinë t’i shohin.

1 DHJETOR (E PREMTE), ora 18:00.
2 DHJETOR (E SHTUNË), ora 18:00.
4 DHJETOR (E HËNË), ora 18:00.
5 DHJETOR (E MARTË), ora 18:00.
6 DHJETOR (E MËRKUR), ora 18:00.
TRUPI
(Тelo / Body)
Film dokumentar, Slloveni / Kroaci / Maqedoni
2023, 92 min., kolor, DCP
Regjia: Petra Selishkar
Skenari: Brand Ferro, Petra Selishkar
Rolet: Urshka Ristiq, Bojan Ristiq, Mija Ristiq
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

1 DHJETOR (E PREMTE), ora 20:00.
ENGJËJT E MBETURINAVE
(Angels of Waste)
Film artistik, Maqedoni
1993, 114 min., kolor, 35mm
Regjia: Dimitrie Osmanli
Skenari: Tomislav Osmanli
Rolet: Meto Jovanovski, Meri Boshkova, Katina Ivanova, Josif Josifovski
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: FALAS

2 DHJETOR (E SHTUNË), ora 20:00.
4 DHJETOR (E HËNË), ora 20:00.
5 DHJETOR (E MARTË), ora 20:00.
11 DHJETOR (E HËNË), ora 18:00.
12 DHJETOR (E MARTË), ora 18:00.
13 DHJETOR (E MËRKUR), ora 20:00.
SHTËPIAK FILLESTARË
(Housekeeping for Beginners)
Film artistik, Maqedoni / Kroaci / Kosovë / Poloni
2023, 108 min., kolor, DCP
Regjia: Goran Stolevski
Skenari: Goran Stolevski
Rolet: Anamaria Marinka, Alina Serban, Samson Selim, Vlladimir Tintor, Mia Mustafa, Xhada Selim, Sara Klimoska, Rozafa Celaj, Ajshe Useini.
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

6 DHJETOR (E MËRKUR), ora 20:00.
IO
(OE)
Film artistik, Poloni / Itali
2022, 88 min., kolor, DCP
Regjia: Jerzhi Skolimovski
Skenari: Jerzhi Skolimovski, Eva Piaskovska
Rolet: Sadnra Xhimalska, Lorenco Zurzolo, Izbel Iper, Mateush Koshçukjeviç
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: FALAS

7 DHJETOR (E ENJTE), ora 18:00.
9 DHJETOR (E SHTUNË), ora 18:00.
LENA DHE VLADIMIRI
(Lena and Vladimir)
Film artistik, Maqedoni / Serbi
2023, 95 min., kolor, DCP
Regjia: Igor Aleksov
Skenari: Aleksandar Rusjakov
Rolet: Toni Naumovski, Sara Klimoska, Deniz Abdullah, Petar Mircevski, Blagoja Çorevski, Petre Arsovski
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

7 DHJETOR (E ENJTE), ora 20:00.
SHENJAT IDENTIFIKUESE
(Rysopis / Identification Marks: None)
Film artistik, Poloni
1965, 71 min., kolor, DCP
Regjia: Jerzhi Skolimovski
Skenari: Jerzhi Skolimovski
Rolet: Elzhbieta Çizhevska, Jerzhi Skolimovski
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

8 DHJETOR (E PREMTE ), ora 20:00.
PENGESË
(Bariera / Barrier)
Film artistik, Poloni
1966, 77 min., kolor, DCP
Regjia: Jerzhi Skolimovski
Skenari: Jerzhi Skolimovski
Rolet: Jan Novicki
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: FALAS

9 DHJETOR (E SHTUNË), ora 20:00.
FITORE E LEHTË
(Walkower)
Film artistik, Poloni
1965, 70 min., kolor, DCP
Regjia: Jerzhi Skolimovski
Skenari: Jerzhi Skolimovski
Rolet: Aleksandra Zavjerushanka, Jerzhi Skolimovski
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: FALAS

10 DHJETOR (E DIEL), ora 20:00.
DUART LART
(Ręce do góry / Hands Up!)
Film artistik, Poloni
1981, 76 min., bardh e zi, DCP
Regjia: Jerzhi Skolimovski
Skenari: Jerzhi Skolimovski, Andzhej Kostenko
Rolet: Jerzy Skolimovski, Joana Shçerbitc, Tadeush Lomnicki
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: FALAS

11 DHJETOR (E HËNË), ora 20:00.
15 DHJETOR (E PREMTE), ora 18:00.
ROJTARËT E FORMULËS
(Čuvari formule / Guardians of the Formula)
Film artistik, Serbi / Mali i Zi / Slloveni / Maqedoni
2023, 120 min., kolor, DCP
Regjia: Dragan Bjelogrliq
Skenari: Vuk Rshumoviq, Dragan Bjelogrliq, Ognjen Sviliçiq
Rolet: Radivoje Bukviq, Aleksis Manenti, Lionel Abelnaski, Anne Serra
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

12 DHJETOR (E MARTË), ora 20:00.
PA GJUMË NË SEATTLE
(Sleepless in Seattle)
Film artistik, SHBA
1993, 105 min., kolor, 35mm
Regjia: Nora Efron
Skenari: Nora Efron, David S. Ward, Jeff Arch
Rolet: Tom Hanks, Meg Ryan, Bill Pullman, Rita Wilson
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

13 DHJETOR (E MËRKUR), ora 18:00.
16 DHJETOR (E SHTUNË), ora 18:00.
18 DHJETOR (E HËNË), ora 18:00.
19 DHJETOR (E MARTË), ora 18:00.
SHOQËRUES
(Escort)
Film artistik, Kroaci / Maqedoni / Kosovë
2023, 120 min., kolor, DCP
Regjia: Lukas Nola
Skenari: Lukas Nola
Rolet: Zhivko Anoçiq, Kreshimir Mikiq, Niksha Butijer
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

15 DHJETOR (E PREMTE), ora 20:00.
KAFE
(Café)
Film artistik, Iran
2023, 96 min., kolor, DCP
Regjia: Navid Mihandoust
Skenari: Navid Mihandoust
Rolet: Ramin Sayar Dashti, Setareh Maleki, Mahsa Mahdzur
Shfaqja e sotme është premierë ndërkombëtare e filmit.

16 DHJETOR (E SHTUNË), ora 20:00.
GRUA FATALE
(Femme)
Film artistik, Britani e Madhe
2023, 99 min., kolor, DCP
Regjia: Sam H. Freeman, Ng Choon Ping
Skenari: Sam Freeman, Ng Chun Ping
Rolet: Nathan Stewart-Jarrett, George McKay, John McKay, Aaron Heffernan
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

18 DHJETOR (E HËNË), ora 20:00.
KLONDAJK
(Klondike)
Film artistik, Ukrainë/Turqi
2022, 100 min., kolor, DCP
Rolet: Maryna Er Gorbach
Skenari: Maryna Er Gorbach
Rolet: Oksana Cherkashina, Sergey Shadrin, Oleg Shcherbina
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

19 DHJETOR (E MARTË), ora 20:00.
20 000 SPECIE BLETËSH
(20.000 Especies de abejas / 20.000 Species of Bees)
Film artistik, Spanjë,
2022, 125 min., kolor, DCP
Regjia: Estibaliz Urresola Solaguren
Skenari: Estibaliz Urresola Solaguren
Rolet: Sofia Otero, Patricia Lopez Arnaiz, Anne Gabarain
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

20 DHJETOR (E MËRKUR), ora 20:00.
VRASËSIT E HËNËS SË LULEVE
(Killers of the Flower Moon)
Film artistik, SHBA
2023, 186 min., kolor, DCP
Regjia: Martin Scorsese
Skenari: Eric Roth, Martin Scorsese
Rolet: Leonardo DiCaprio, Robert De Niro, Lily Gladstone
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë
21 DHJETOR (E ENJTE), ora 20:00.
22 DHJETOR (E PREMTE), ora 20:00.
ANIMAFEST

23 DHJETOR (E SHTUNË), ora 20:00.
VITI I JETESËS SË REZIKSHME
(The Year of Living Dangerously)
Film artistik, Australi / SHBA
1982, 186 min., kolor, 35mm
Regjia: Peter Weir
Skenari: David Williamson, Peter Weir, Christopher Koch
Rolet: Mel Gibson, Sigourney Weaver, Linda Hunt
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

25 DHJETOR (E HËNË), ora 20:00
8 1/2
(8 1/2)
Film artistik, Itali/Francë
1963, 138 min., kolor, 35mm
Regjia: Federico Fellini
Skenari: Federico Fellini, Tullio Pinelli, Ennio Flaiano, Brunello Rondi
Rolet: Marcello Mastroianni, Claudia Cardinale, Anouk Ame, Sandra Milo
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

26 DHJETOR (E MARTË), ora 20:00
FANIA DHE ALEKSANDRI
(Fanny dhe Alexander)
Film artistik, Suedi / Francë / Gjermania Perëndimore
1983, 188 min., kolor, 35mm
Regjia: Ingmar Bergman
Skenari: Ingmar Bergman
Rolet: Pernilla Alvin, Bertil Guve, Jan Malmsjö, Borje Ahlstedt
Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë
