MUAJI MAJ NE KINEMA
FOKUSI NË KINEMATOGRAFINË MAQEDONASE
Në fokus. Këto janë dy fjalët që karakterizojnë, tregojnë ofertën e menusë së filmave të Kinotekës. Theksi dhe një njësi e veçantë tematike kushtuar të madhit, autorit tonë të filmit Stole Popov.
Këtë vit çmimi i rëndësishëm që ndanë Kinoteka, “Objektivi i Artë”, do t’i ndahet Stole Stojan Popovit – regjisor, skenarist, producent dhe autor, i cili ka lënë gjurmë të thella në kinematografinë maqedonase. Krijimtaria e tij filmike është vlerësuar me shumë çmime, ndërsa angazhimi i tij në fushën e edukimit filmik dhe drejtimin e projekteve artistike ka pasur një ndikim të jashtëzakonshëm.
Regjisori Popov do të jetë zyrtarisht i pranishëm në vetë ceremoninë, ndërsa punëtorët e filmit të cilët do të jenë të pranishëm do të mund të ndjekin një analizë dhe shqyrtim të plotë rreth punës së tij. Në ekranin e madh të sallës së kinemasë do të mund të shihen sërish veprat kryesore me nënshkrimin e tij regjisorial – dokumentarët ZJARR, DAE, AUSTRALIA AUSTRALIA, si dhe filmat artistikë antologjik KALI I KUQ, GËZUAR VITI 1949, TATUAZHI. Në kuadër të këtij cikli do të shfaqet projekti “western” revolucionar maqedonas, DO BALÇAK, i realizuar sipas skenarit të legjendës së dramaturgjisë së teatrit dhe filmit maqedonas, Goran Stefanovski.
Vitet ’70 ishin një periudhë e rëndësishme për kinematografinë maqedonase, ku u shfaq një gjeneratë e re e autorëve që i dhanë një impuls të ri prodhimit filmik në vend. Kjo gjeneratë e re solli një frymë të re dhe shënoi një përparim të ndjeshëm në aspektin estetik dhe artistik të filmave maqedonas.
Stole Popov, siç u përmend më lart, është një shembull i jashtëzakonshëm i kësaj gjenerate të re të autorëve. Kontributi i tij në kthimin e filmave maqedonas në një nivel të lartë estetik dhe krijues ishte i shquar. Ai solli një qasje të re në kinematografinë maqedonase dhe i dha vlera të reja traditave të vjetra të cilat ishin prezente në atë kohë.
Stole Popov u lind në vitin 1950 në Shkup, diplomoi në Akademinë e teatrit, filmit dhe televizionit në Beograd në vitin 1973.
Nga viti 1978 deri në vitin 1988 ka punuar si regjisor në “Vardar Film”, ndërsa nga viti 1985 deri në vitin 1986 ka qenë drejtor i këtij institucioni. Nga viti 1989 punon si profesor i regjisë filmike në fakultetin e arteve dramatike në Shkup dhe bëhet udhëheqës i departamentit të regjisë filmike. Që nga viti 1997, ai është anëtar i Akademisë evropiane të filmit.
Është fitues i më shumë se 50 çmimeve dhe njohjeve të filmit evropian dhe botëror, nga të cilët tetë çmimet e mëdha në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe dy nominime, për “Oscar” të Amerikës dhe “Felix” të Akademisë evropiane të filmit.
Stole Popov në vitin1979 u nominua për çmimin Oscar për dokumentarin e shkurtër më të mirë me filmin DAE (NËNË).
Skena e kinematografisë vendase do të prezantohet edhe përmes një projeksioni retrospektiv të formave të shkurtra. Dashamirët e filmit do të mund të shohin sërish filmat e nënshkruar nga aktorët e njohur Koço Nedkov, Darko Markoviç, si dhe filmi i shkurtër QIME, me skenar dhe regji të Eleonora Veninova.
Në menynë e Kinotekës këtë muaj është edhe promovimi i filmit të ri me firmën e provokatorit francez, Fransoa Ozon. Është një rishikim vërtet interesant, postmodern dhe një lloj “remake” i veprave të nënshkruara dhe krijuar nga legjenda e valës së re gjermane, Rainer Verner Fasbinder.
Nëse keni dilemë nëse kohën e lirë ta kaloni në sallën e kinemasë apo jashtë në mot të këndshëm, mos hezitoni. Ka kohë për të dyja. Por sigurisht nuk duhet lënë anash edhe menuja programore e ofruar dhe përgatitur nga Kinoteka, veçanërisht e pasur dhe domethënëse për këtë muaj.

9 MAJ (E Enjte) ora 18:00.
15 MAJ (E Mërkur) ora 18:00.
VIT I VËSHTIRË
(A Difficult year)
Film artistik, Francë
2023, 120 min., kolor, DCP
Regjia: Olivier Nakashe, Eric Toledano
Skenari: Olivier Nakashe, Eric Toledano
Rolet: Pio Marmai, Xhonatan Kohen, Matju Amalrik, Noemi Merlan, Daniel Lebrun
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

9 MAJ (E Enjte) ora 20:00.
BURE BARUT
(Bure Baruta)
Film artistik, Serbi, Maqedoni, Francë
1998, 102 min, 35 mm
Regjia: Goran Paskaljeviq
Skenari: Goran Paskaljević, Dejan Dukovski
Rolet: Miki Manojloviq, Mirjana Karanoviq, Nebojsha Glogovac
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

13 MAJ (E Hënë) ora 17:00.
20 MAJ (E Hënë) ora 17:00.
ANATOMIA E RËNIES
(Anatomie d’une chute)
Film artistik, Francë
2023, 152 min., kolor, DCP
Regjia: Zhastin Trie Toledano
Skenari: Zhastin Trie, Artur Harari
Rolet: Sandra Huler, Suan Arlo, Milo Maçado – Graner.
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë
10 MAJ (E Premte) ora 20:00.
ZJARR
(Fire)
Film dokumentar i shkurtër, Maqedoni
1974, 12 min, DCP
Regjia: Stole Popov
Skenari: Stole Popov
Çmimet:
- 1974 Medalja e Artë, FJDKF, Beograd, Medalja e Artë “Beograd” për regjinë e Stole Popovit;
- 1974 FF, Tuzlla, Grand Prix “Husinski Rudar” për regji
- 1974 Kandidat jugosllav për Oscar

AUSTRALIA, AUSTRALIA
(Australia, Australia)
Film dokumentar, Maqedoni
1976, 71 min, DCP
Regjia: Stole Popov
Skenari: Bozhin Pavlovski
Çmimet:
- 1976 FJDKF, Beograd, Grand Prix “Medalja e Artë e Madhe” për Stole Popov
- FF 1976, Tuzlla, Çmimi i publikut
- 1976 Çmimi vjetor nga revista “Mlad Borec”.
- 1976 Kandidat jugosllav i nominuar për Oscar
- 1976 Çmimi i 13 Nëntorit për përpunimin e zërit të Gligor Pakovskit
Kategorija e moshës: Për të gjitha moshat
Bileta: 150 denarë
11 MAJ (E shtunë) ora 20:00.
DAE (NËNË)
(Dae)
Film dokumentar i shkurtër, Maqedoni
1979, 16 min, DCP
Regjia: Stole Popov
Skenari: Ante Popovski
Çmimet:
- 1980 Los Angeles, i nominuar për Oscar, në mesin e pesë dokumentarët më të mirë
- 1979 MFF, Oberhauzen, Grand Prix
- 1979 Festivali Ballkanik i Filmit, Ljubljanë, Grand Prix,
- 1979 MFF, Melburn, Çmimi Special i Jurisë
- 1979 FJDKF, Beograd, “Medalja e Artë e Beogradit” për regjinë e një filmi dokumentar të Stole Popov.
- Diplomë speciale – Londër, Angli

KALI I KUQ
(The Red Horse)
Film artistik, Maqedoni
1981, 137 min, DCP
Regjia: Stole Popov
Skenari: Tashko Georgievski, Stole Popov
Rolet: Velimir Bata Zhivojinoviq, Jordanço Çevrevski, Ilija Xhuvalekovski
Çmimet:
- 1983 Londër, International Film Guide ’83, Përzgjedhja më e mirë botërore
- 1982 Çmimi i 11 Tetorit për Stole Popovin
- 1993 Vjenë, Mirupafshim Jugosllavi – Vjenë ’93, Antologji e 33 filmave
- Londër, Filmi për Ballkanin – Antologji prej 24 filmash, Dina Jordanova
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë
14 MAJ (E Martë) ora 18:00.
FILMA TË SHKURTËR MAQEDONAS
GËRMUES
(Miners)
Film me metrazh të shkurtër, Maqedoni
1978, 11 min, 35 mm
Regjia: Koço Nedkov
Skenari: Koco Nedkov
KUSH ËSHTË FAJTOR?
(Who is guilty?)
Film dokumentar i shkurtër, Maqedoni
1962, 8 min, 35 mm
Regjia: Koço Nedkov
Skenari: Kiro Bilbilovski, Nedkov Koço
ASHENSOR LART, ASHENSOR POSHTË
(Elevator up, elevator down)
Film me metrazh të shkurtër, Maqedoni
1967, 14 min, 35 mm
Regjia: Dushan Naumovski
Skenari: Tasko Georgievski
Roli kryesor: Dameski Darko
DORË
(Hand)
Film i shkurtër i animuar, Maqedoni
1980, 11 min, 35 mm
Regjia: Darko Markoviq
Skenari: Darko Markoviq
QIME
(Vlakna)
Film me metrazh të shkurtër, Maqedoni
2013, 26 min, DCP
Regjia: Eleonora Veninova
Skenari: Eleonora Veninova
Rolet: Irena Ristiq, Bojan Ziroviq, Marija Arsenkova
13-18 MAJ ora 20:00.
JAVA E FILMIT ITALIAN

16 MAJ (E Enjte) ora 18:00.
23 MAJ (E Enjte) ora 18:00.
PITER VON KANT
(Peter von Kant)
Film artistik, Francë
2022, 85 min, DCP
Regjia: Fransoa Ozon
Skenari: Fransoa Ozon, Rainer Verner Fasbinder
Rolet: Denis Menosche, Khalil Ben Gharbia, Isabella Axhani
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

17 MAJ (E Premte) ora 18:00.
27 MAJ (E Hënë) ora 18:00.
28 MAJ (E Martë) ora 20:00.
KOHA NË BETON
(Concrete Time)
Film dokumentar, Maqedoni
2024, 75 min, DCP
Regjia: Igor Ivanov
Skenari: Igor Ivanov, Tomi Salkovski
Rrëfyes: Nikolla Ristanovski
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

18 MAJ (E Shtunë) ora 18:00.
25 MAJ (E Shtunë) ora 18:00.
GANGSTERJA LUSI
(Lucy ist jetzt Gangster)
Film familjar për fëmijë, Gjermani
2022, 89 min, DCP
Regjia: Till Endeman
Kategorija e moshës: 12 vjeç
Bileta: 150 denarë

20 MAJ (E Hënë) ora 20:00.
GEZUAR VITI `49
(Happy New `49)
Film artistik, Maqedoni
1986, 125 min., kolor, 35 mm
Regjia: Stole Popov
Skenari: Gordan Mihiq
Rolet: Aleksandar Gjorçev, Meto Jovanovski, Svetozar Cvetkoviq, Vlladica Milosavljeviq, Petar Arsovski, Mite Grozdanov, Dushko Kostovski
Çmimet:
- 1986 FJIF, Pula, Grand Prix, Great Golden Arena për filmin më të mirë për Stole Popovit
- 1986 FJIF, Pula, Çmimi “Milton Manaki” nga kritikët e filmit jugosllav për Stole Popovin
- 1986 FJIF, Pula, “Gladiatori i Artë”, çmimi i Akademisë së filmit jugosllav për regji.
- 1986 I nominuar si jugosllav për Oscar
- 1991 MFF, Porto Alegre (Brazil), Grand Prix, çmimi i parë nga publiku
- 1993 Vjenë, Mirupafshim Jugosllavi – Vjenë ’93, Antologji e 33 filmave
- FEST Beograd, Antologjia e Filmit të Evropës Qendrore – Sasha Petroviq
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

21 MAJ (E Martë) ora 18:00.
27 MAJ (E Hënë) ora 20:00.
28 MAJ (E Martë) ora 18:00.
SHIJA E DASHURISË
(La Passion de Dodin Bouffant)
Film artistik, Francë
2024, 135 min, DCP
Regjia: Anh Hung Tran
Skenari: Marsel Ruf, Anh Hung Tran
Rolet: Zhulieta Binoshe, Benoit Manzhimel, Emanuel Salinxher
Kategorija e moshës: 13 vjeç
Bileta: 150 denarë

21 MAJ (E Martë) ora 20:00.
GYPSI MAGIC
(Gipsy Magic)
Film artistik, Maqedoni
1997, 135 min., kolor, 35 mm
Regjia: Stole Popov
Skenari: Vlladimir Blazhevski
Rolet: Predrag Miki Manojloviq, Bajram Severxhan, Goran Dodevski, Katina Ivanova, Vlladimir Jaçev, Arna Shijak, Sinoliçka Trpkova
Çmimet:
- IFF 1997, Montpelie, “Antigona e Artë” – Grand Prix për filmin më të mirë
- 1998 MFF, Izmir, çmimi Special i jurisë
- 1997 Përzgjedhja më e mirë – Akademia Evropiane e Filmit, Berlin (24 më të mirat)
- 1998 Kandidat maqedonas për Oscar
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

23 MAJ (E Enjte) ora 20:00.
SHKUPI 63
(Skopje 63)
Film dokumentar, Kroaci, Maqedoni
1964, 77 min, DCP
Regjia: Veljko Buljaiq
Skenari: Jovan Boshkovski, Mateja Matevski, Gjorgji Stardelov
Fotografë: Dragan Salkovski, Ljube Petkovski
Çmimet:
- Shkup, Bukë e krip – Video muzikore, 1988
- Grand Prix – festivali i videove jugosllave, Beograd
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

25 MAJ (E Shtunë)
DO BALÇAK
(To the Tilt)
Film artistik, Maqedoni
2014, 165 min, DCP
Regjia: Stole Popov
Skenari: Goran Stefanovski, Stole Popov
Rolet: Inti Siraj, Martin Jordanoski, Sashko Kocev
Çmimet:
- Çmimi i publikut për filmin më të mirë në festivalin Balkan New Film (Stokholm, Malmo, Suedi 2016)
- Roli më i mirë femëror – Inti Shraj (LIFFE, Serbi)
- I nominuar për kandidat maqedonas për Oscar
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

29 MAJ (E Mërkur) ora 20:00.
TATUAZH
(Tatoo)
Film artistik, Maqedoni
1991, 132 min, DCP
Regjia: Stole Popov
Skenari: Mirko Kovaç, Zhivojin Pavloviq, Stole Popov
Rolet: Meto Jovanovski, Liljana Mexheshi, Stojan Arangeloviq
Çmimet:
- 1992 Nominim për çmimin “Felix” të Akademisë Evropiane të Filmit që korrespondon me çmimin “Oscar” amerikan – 7 më të mirët)
- 1991 FF, Herceg Novi, Grand Prix, çmimi i parë “Mimoza e Artë” për regjinë më të mire, Stole Popov
- FF 1991, Nishš, Grand
- 1992 Kandidat maqedonas për Oscar
- 1993 Vjenë, Mirupafshim Jugosllavi – Vjenë ’93, Antologji e 33 filmave
Kategorija e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë
30 MAJ (E Enjte) ora 20:00.
KONCERT – FILMA PA ZË