SONTE DO TË SHFAQET FILMI I TEONA MITEVSKËS NË SOFJE

Sonte në kinemanë “Odeon” në Sofje, në sallën rezidenciale, do të shfaqet ekskluzivisht  filmi i fundit i regjisores Teona Mitevska, NJERIU MË LUMTUR NË BOTË (2022).

 

Filmi shfaqet në kuadër të eventit “Netët e kinemasë evropiane”, i cili do të mbahet nga data 4 deri më 8 dhjetor, me shfaqje në disa kinema evropiane.

 

Antonia Kovaçeva, drejtoreshë e Bibliotekës kombëtare bullgare të filmit dhe Kamen Balkanski, drejtor i Zyrës së programit MEDIA të BE-së , para publikut të Sofjes do të flasin për filmin. Pas shfaqjes, drejtori i Kinotekës së R. së Maqedonisë së Veriut, Vlladimir Angelov, do t’u përgjigjet pyetjeve të publikut për filmin dhe realizimin e tij, si dhe më gjerësisht për kinematografinë e fundit maqedonase.

 

NJERIU MË I LUMTUR NË BOTË – filmi i gjashtë artistik i Mitevskës – është një bashkë-produksion i Maqedonisë, Bosnjës, Belgjikës, Kroacisë, Danimarkës dhe Sllovenisë, dhe është mbështetur nga programi Europe-MEDIA dhe Eurimage. Me Jelena Kordiq, Adnan Omeroviq, Labina Mitevska, Ana Kostovska dhe dhjetëra aktorë të tjerë në rolet kryesore, dhe me skenar të Elma Tataragiqit dhe Teona S. Mitevskës, NJERIU MË I LUMTUR NË BOTË pati premierë në Festivalin e filmit të Venecias në vitin 2022, si dhe këtë vit ishte kandidati maqedonas për çmimin “Oscar” .