PROGRAMI JAVOR I KINOTEKËS (30 JANAR-4 SHKURT): “TREKËNDËSHI I VUAJTJES” DHE “SHPATË ME DY TEHA” NDER TITUJT ATRAKTIV

 

 

Finalja e programit të Kinotekës në fundin e muajit janar shënohet nga bashkë-produksionet maqedonase BORËBARDHA MË NË FUND VDES, film debutues artistik i Kristijan Risteskit, NJERIU MË TË LUMTUR NË BOTË i Teona Strugar Mitevska dhe NGA PARAJSA i Sërgjan Dragojeviq.

Në shkurt fillon një minifestival i vërtetë i filmave që kanë marrë çmime të mëdha. TREKËNDËSHI I VUAJTJES (Triangle of Sadness) nga Ruben Ostlund (Ruben Östlund) me Heris Dekinson, Çarbli Din, Vudi Harelson, Zllatko Buriq, Viki Berlin, Doli De Leon  (Harris Dickinson, Charlbi Dean, Woody Harrelson, Zlatko Burić, Vicki Berlin, Dolly De Leon). Filmi në dukje është një komedi gazmore, por në thelb është një satirë brutale për njerëz të pasur të profileve të ndryshme – oligarkë rusë, aristokratë me pasuri “të vjetra”, tregtarë të pasur armësh dhe përfaqësues të “klasës së re si influencuesit e mediave sociale – të cilët filluan me shumë kënaqësi një lundrim me jahte superluksoze.

Satira sociale TREKËNDËSHI I VUAJTJES i solli “Palmën e Artë” të dytë regjisorit suedez Ruben Ostlund – pas triumfit me filmin KATRORI (The Square) në vitin 2017 – si dhe shumicën e çmimeve kryesore të Akademisë Evropiane të Filmit: filmi më i mirë, regjisori më i mirë dhe skenari më i mirë (gjithashtu Ostlund), ndërsa çmimi për rolin më të mirë mashkullor shkoi për Zllatko Buriq (aktor kroat me karrierë evropiane dhe adresë në Danimarkë). Filmi gjithashtu fitoi nominime për Oscar për filmin më të mirë, regjisorin më të mirë dhe skenarin më të mirë origjinal.

Vijon programi me filmin KAJMK nga Millço Mançevski, dhe më pas filmi SHPATË ME DY TEHA (Avec amour et acharnement / Both Sides of the Blade) nga regjisorja legjendare franceze Kler Denis (Claire Denis), me Zhiliet Binosh, Venson Lndon, Gregoar Kolan, Bill Ozhie (Juliette Binoche, Vincent Lindon, Grégoire Colin, Grégoire Colin,). Ogier) në rolet kryesore. Përshtatja në ekran e romanit të Kristin Ango (Christine Angot), me titull PIKA E KTHESËS NË JETË “Un tournant de la vie”, tregon historinë melodramatike të një trekëndëshi dashurie të përbërë nga një grua dhe dy burra. Njëra është partneri i saj prej kohësh, i dyti është shoku i tij më i mirë dhe ish i dashuri i saj. Deny fitoi “Ariun e Argjendtë” në Berlinale 2022 për regjisorin më të mirë, duke konfirmuar reputacionin e saj si autore me renome në kinematografinë franceze dhe atë evropiane.

Filmi i animuar MAÇOKU ME ÇIZME: DËSHIRA E FUNDIT  i Xhoel Kraford, Xhenuel Merkado (Joel Crawford, Januel Mercado) është një pamje e re e historisë së Maçokut me çizme dhe është prodhuar nga studio e animacionit ( DreamWorks) dhe vjen nga universi filmik i filmit të famshëm të animuar personazhi Shrek.

Maçoku është një artist i guximshëm, por pasioni për adrenalinën e sekretuar nga situatat e rrezikshme do ta shpërblejë: ai zbulon se dëshira e tij për aventura ka pasoja – ai ka shfrytëzuar 8 nga 9 jetët e tij. Maçoku shkon në një udhëtim për të gjetur dëshirën e fundit mitike dhe për të rikthyer 9 jetët e tij…

Zërat e personazheve kryesore janë krijuar nga Antonio Banderas, Harvi Gijen dhe Salma Hajek (Antonio Banderas, Harvey Guillén, Salma Hayek).

Maçoku me çizme për herë të parë u shfaq si një personazh i animuar në vitin 2004, i nominuar për çmimin Oscar, dhe ka bërë paraqitje edhe  në dy vazhdime të tjera të SHREKUT, si dhe në disa filma të animuar të prodhuar nga DreamWorks. Seriali Shrek dhe Maçoku me çizme deri më tani ka fituar më shumë se 3.5 miliardë dollarë në mbarë botën nëpër kinema.

 

ORARI  JAVORË I SHFAQJEVE:

 

30 JANAR (E HËNË) 18:00h.

 

BORËDHA MË NË FUND VDES

(Snow White Dies at the End)

 

30 JANAR (E HËNË) 20:00h.

 

31 JANAR (E MARTË) 18:00h.

 

1 SHKURT (E MËRKURË) 18:00h.

 

N

JERIU MË I LUMTUR NË BOTË

(Luckiest Man in the World)

 

31 JANAR (E MARTË)  20:00h.

 

NGA PARAJSA

(Nebesa)

1 SHKURT (E MËRKUR), 20:00h.

 

3 SHKURT (E Prem

te), 20:00h.

 

TREKËNDËRI I VUAJTJES

(Triangle of Sadness)

 

2 SHKURT (E Enjte), 18:00h.

KAJMAK

(Kaymak)

 

 

2 SHKURT (E Enjte), 20:00h.

SHPATË ME DY T

EHA

(Avec amour et acharnement / Both Sides of the Blade)

 

4 SHKURT (E shtunë), 17:00h.

 

MAÇOKU ME ÇIZME: DËSHIRA E FUNDIT

(Puss in Boots: The Last Wish)