PROGRAMI I MUAJIT DHJETOR 2025

PROGRAMI I MUAJIT DHJETOR 2025

1 DHJETOR (E HËNË) ORA 18:00
2 DHJETOR (E MARTË) ORA 18:00
3 DHJETOR (E MËRKURË) ORA 20:00
11 DHJETOR (E ENJTE) ORA 20:00
12 DHJETOR (E PREMTE) ORA 18:00 | ORA 20:00
20 DHJETOR (E SHTUNË) ORA 20:00

DJ AHMET
(DJ Ahmet)

Film artistik, Maqedoni
2025, 99 min., kolor, DCP

Regjia: Georgi M. Unkovski
Skenari: Georgi M. Unkovski

Rolet: Arif JAKUP, Agush AGUSHEV, Aksel MEHME, Dora Akan ZLATANOVA
Ahmet, një djalë 15‑vjeçar nga një fshat juruç në Maqedoni, gjen strehë në muzikë ndërkohë që përballet me pritshmëritë e të atit, komunitetin konservator ku jeton dhe përvojën e tij të parë të dashurisë – një vajzë tashmë e premtuar për dikë tjetër.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

 

1 DHJETOR (E HËNË) ORA 20:00
2 DHJETOR (E MARTË) ORA 20:00
26 DHJETOR (E PREMTE) ORA 20:00

PARTENOPE
(Parthenope)

Film artistik, Itali
2025, 99 min., kolor, DCP

Regjia: Paolo Sorrentino
Skenari: Paolo Sorrentino

Rolet: Celeste Dalla Porta, Stefania Sandrelli, Gary Oldman, Silvio Orlando, Luisa Ranieri, Peppe Lanzetta, Isabella Ferrari

“Parthenope” është një dramë epike intime që ndjek jetën e gruas me të njëjtin emër, të lindur në vitin 1950 në Napoli. Edhe pse mban emrin e sirenës mitike Partenope, jeta e saj është larg mitit: ajo përjeton dashuri – të vërteta, të pamundura, të heshtura, të pasionuara – por edhe pasione të zbrazëta, vuajtje dhe fillime të reja. Sorrentino e përdor Napolin si peizazh të gjallë dhe simbol – një qytet që josh, thërret, këndon, por njëkohësisht dhemb. Partenope synon lirinë, zbulimin e fijes së saj identitare dhe lumturinë, ndërsa koha i ofron njëkohësisht mundësi dhe sfidë.

Gary Oldman në film interpreton rolin e shkrimtarit amerikan John Cheever, i cili shfaqet në jetën e Parthenopes si “poet melankolik, i dehur”.

Sorrentino e nënshkruan “Parthenope” si një “odë” dashurie, jashtëzakonisht vizuale dhe emocionalisht e ngarkuar për qytetin e tij të lindjes – Napolin.

Regjisori e ndërton filmin e tij me stil të pasur barok: ngjyra, kadra, kostume – gjithçka është thellësisht e estetizuar dhe e ndjerë.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç

Bileta: 150 denarë

 

4 DHJETOR (E ENJTE) – 9 DHJETOR (E MARTË)

 FESTIVAL CINEDAYS I FILMIT EVROPIAN

15 DHJETOR (E HËNË) ORA 20:00

PIGGY
(Cerdita/Piggy)

Film artistik, Spanjë
2022, 99 min., kolor, DCP

Regjia: Karlota Pereda
Skenari: Karlota Pereda

Rolet: Laura Galan, Richard Holmes, Carmen Machi

Në verën e nxehtë të Spanjës rurale, adoleshentja Sara, një vajzë e shëndoshë nga provinca Extremadura, përballet me ngacmime të pamëshirshme nga bashkëmoshatarët që e quajnë “derrkuc”. E përjashtuar edhe brenda familjes, Sara mbetet e mbyllur në vetminë e saj. Një ditë, një takim i papritur me një të panjohur misterioz në pishinë e fut në një makth të vërtetë hakmarrjeje dhe gjaku, duke e shndërruar dhimbjen e saj pasive në një çlirim brutal.

Filmi është një përzierje mjeshtërore e trilerit psikologjik dhe horrorit, në regji të Carlota Pereda, e cila me filmin e saj debutues zgjeron metrazhin e shkurtër të shpërblyer të vitit 2018. Laura Galán shkëlqen në rolin kryesor, duke sjellë një vulnerabilitet autentik dhe një zemërim që e bën Sarën një figurë të paharrueshme – simbol i hakmarrjes femërore kundër stigmatizimit dhe dhunës. Filmi eksploron me delikatesë tema si obeziteti, ngacmimi dhe trauma, me një atmosferë që vlon nga tensioni, ndërsa kulmi është tronditës dhe katartik, pa rënë në shfrytëzim.

Kategoria e moshës: 16 vjeç
Hyrja: Falas

 

15 DHJETOR (E HËNË) ORA 18:00
16 DHJETOR (E MARTË) ORA 18:00

VERMILJO
(Vermiglio)

Film artistik, Itali, Francë, Belgjikë
2025, 119 min., kolor, DCP

Regjia: Maura Delpero
Skenari: Maura Delpero

Rolet: Martina Skrinzi, Giuseppe De Domenico, Roberta Rovelli, Carlotta Gamba

“Vermiljo” ndjek familjen e madhe të një mësuesi fshati në një fshat malor italian të izoluar me të njëjtin emër, në fund të Luftës së Dytë Botërore. Mbërritja e dezertorit sicilian Pietro (Giuseppe De Domenico) dhe lidhja e tij emocionale me vajzën më të madhe të mësuesit do të ndryshojnë rrjedhën e jetës së të gjithë anëtarëve të familjes. Përmes një loje paradoksale të fatit, familja e humb qetësinë pikërisht në momentin kur bota më në fund e gjen. Një dramë intime familjare dhe peizazhe alpine thurin një histori të bukur për dashurinë, humbjen dhe qëndrueshmërinë.

Premiera u shfaq në Venecia në vitin 2024, ku fitoi Çmimin e Madh të Jurisë (Luanin e Argjendtë), më pas çmimin për skenar nga FIPRESCI në Palm Springs, dhe u përzgjodh si kandidati zyrtar italian për Oscarët në vitin 2025.

Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

 

16 DHJETOR (E MARTË) ORA 20:00
17 DHJETOR (E MËRKURË) ORA 20:00

NESËR NË MËNGJES
(Tomorrow Morning)

Film artistik, Maqedoni
2025, 110 min., kolor, DCP

Regjia: Jani Bojaxhi
Skenari: Jani Bojaxhi

Rolet: Nina Dean, Irena Ilievska, Keti Donchevska‑Iliq, Goran Stojanovski, Jana Nikodinovska, Goce Andonov, Bajram Severdzhan, Vasil Zafirçev, Igor Stojçevski, Kosta Angov

Dy gra – një mjeke e re dhe bashkëshortja e një ish‑kryeministri – përpiqen të shpëtojnë nga kthetrat e qeverisë amerikane dhe diplomatëve evropianë, të cilët luajnë lojën e tyre të pushtetit dhe torturës në një vend të vogël në Evropën Lindore.

 

 

 

 

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

 

18 DHJETOR (E ENJTE) ORA 20:00
19 DHJETOR (E PREMTE) ORA 20:00
24 DHJETOR (E MËRKURË) ORA 20:00
25 DHJETOR (E ENJTE) ORA 20:00

NËNA
(Mother)

Film artistik, Belgjikë, Maqedonia e Veriut, Suedi, Indi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Danimarkë
2025, 104 min., kolor, DCP

Regjia: Teona Strugar Mitevska
Skenari: Goce Smilevski, Elma Tataragic, Teona Mitevska

Rolet: Noomi Rapace, Sylvia Hoeks, Nikola Ristanovski

Kalkuta, Indi, gusht 1948. Tereza, kujdestare e Manastirit të motrave të Loreto‑s, pret me padurim letrën që më në fund do t’i mundësojë të largohet nga manastiri dhe të themelojë një rregull të ri si përgjigje ndaj thirrjes që ka marrë nga Zoti. Pikërisht kur gjithçka duket e përgatitur, ajo përballet me një dilemë që i vë në provë ambiciet dhe besimin e saj, në një moment të madh kthese në jetën e saj.

 

 

 

 

 

 

 

 

Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

 

20 DHJETOR (E SHTUNË) ORA 18:00

TAFITI DHE AVENTURA NË SHKRETËTIRË
(Tafiti – Ab durch die Wüste)

Film i animuar, Gjermani
2025, 81 min., kolor, DCP

Regjia: Nina Wels, Timo Berg
Skenari: Julia Boehme, Nicholas Hause

Rolet: Cosima Henman, Kathleen Renish, Thomas Schmuckert

Tafiti, një merkati i ri, fillimisht e refuzon miqësinë me Bristles, derrin e shkurreve. Kur gjyshi i tij kafshohet nga një gjarpër, Tafiti niset për të gjetur lulen shëruese. Bristles dëshiron të tregojë se aventurat janë gjithmonë më të bukura me miq.

Kategoria e moshës: 7 vjeç
Bileta: 150 denarë

22 ДЕКЕМВРИ (ПОНЕДЕЛНИК) 20:00 ч.
23 ДЕКЕМВРИ (ВТОРНИК) 20:00 ч.
ПЛАНИНАТА НЕ ОДИ НИКАДЕ
(The Mountain Won’t Move)

Документарен филм, Словенија, Македонија, Франција
2025, 94 мин. Колор, ДЦП

Режија: Петра Селишкар (Petra Seliškar)
Сценарио: Петра Селишкар, Танкред Ривиер (Petra Seliškar, Tancrède Rivière)

Високо во македонските планини, среде стадо од 500 овци чувани од огромни кучиња, има бачило. Од ова несигурно прибежиште одекнува детска смеа. Под лимениот покрив живеат браќа овчари кои макотрпно работат за да го одржат семејството. Кога не работат, си играат и разговараат за значењето на животот. И додека за некого животот е токму таму, други се прашуваат дали иднината ги чека на друго место.

Возрасна категорија: 16 години
Влезница: 150 денари

 

22 DHJETOR (E HËNË) ORA 20:00
23 DHJETOR (E MARTË) ORA 20:00

MALI NUK LËVIZ ASKUND
(The Mountain Won’t Move)

Film dokumentar, Slloveni, Maqedoni, Francë
2025, 94 min., kolor, DCP

Regjia: Petra Selishkar
Skenari: Petra Selishkar, Tancrede Rivière

Lart në malet e Maqedonisë, mes një tufe prej 500 deleve të ruajtura nga qen të mëdhenj, ndodhet një stan. Nga ky strehim i pasigurt dëgjohet e qeshura e fëmijëve. Nën çatinë prej llamarine jetojnë vëllezër barinj që punojnë me mund për të mbajtur familjen. Kur nuk punojnë, ata luajnë dhe bisedojnë për kuptimin e jetës. Dhe ndërsa për dikë jeta është pikërisht aty, të tjerë pyesin nëse e ardhmja i pret diku tjetër.

Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë

 

25 DHJETOR (E ENJTE) ORA 18:00
26 DHJETOR (E PREMTE) ORA 18:00

KONTINENTAL’ 25
(Kontinental’ 25)

Film artistik, Rumani, Zvicër, Luksemburg, Brazil
2025, 109 min., kolor, DCP

Regjia: Radu Jude
Skenari: Radu Jude

Rolet: Eszter Tompa, Annamária Biluska, Ilinca Manolache, Marius Damian, Serban Pavlu, Adrian Sitru, Gabriel Spahiu

Në Kluzh, kryeqyteti i Transilvanisë, Orsolya punon si përmbarues. Kur merr detyrën të dëbojë një të pastrehë nga bodrumi i ndërtesës ku jeton, pasojat janë katastrofike dhe Orsolya përballet me një dilemë të madhe morale.

Filmi i ri i Radu Judes është një satirë e mprehtë që e maskon peshën e vet nën shtresa komedie absurde. I frymëzuar nga “Europa ’51” e Rosellinit, filmi është kompakt dhe i drejtpërdrejtë – i xhiruar me iPhone, por i mbushur me dialogë që variojnë nga citime të Brecht‑it deri te përmendjet e Gazës dhe Ukrainës. Eszter Tompa në rolin kryesor e mbart historinë me interpretimin e saj emocional, ndërsa peizazhet e Kluzhit– nga arkitektura klasike deri te betonet gri – e theksojnë temën e “kalbjes së shoqërisë” ku të varfrit mbeten në margjina.

Kategoria e moshës: 16 vjeç
Bileta: 150 denarë